​Zidane përshëndetet me Gareth Bale: Ishte fenomenal

 ​Zidane përshëndetet me Gareth Bale: Ishte fenomenal

Rikthimi i Gareth Bale nga Real Madridi në Tottenham ende nuk është përfunduar, sipas trajneri Zinedine Zidane i cili e cilësoi uellsianin si “spektakolar” gjatë kohës së luajti për Real Madridin.

31 vjeçari ishte i margjinalizuar në sezonin e fundit të La Liga nën urdhërat e teknikut francez dhe si rezultat ka kërkuar ndërprerjen e kontratës dhe rikthimin në kampionatin aglez, Premier League.

“Nuk jam i nevrikosur me njerëzit që më fajësojnë mua për largimin e tij sepse nuk është ashtu.”, tha Zidane të shtunën para mediave.

“Situata është më e komplikuar se kaq. Ajo që mund të them para jush është se nuk ka probleme mes nesh. Askush nuk mund ta hedh poshtë atë që Bale ka bërë për Real Madridin. I uroj shumë fat, nuk ka folur me atë. Ai ka bërë diçka fenomenale për Real Madridin. Ishte një lojtar spektakolar.”, tha në fund Zidane.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com