10-vjeçari kërkon korridoreve të spitalit motrën që humbi jetën nga tërmeti

 10-vjeçari kërkon korridoreve të spitalit motrën që humbi jetën nga tërmeti

Sindrit Caca është vëllai i Manjola Cakonit, e cila ka humbur bashkëshortin Kastriotin dhe vajzën e saj Drita Cakoni 15 vjeçe nga tërmeti në Thumanë. Ai ka bërë dëshpërimisht apel për ndihmë për strehim dhe psikolog për motrën e tij dhe djalin e saj 12 vjeç.

Momentalisht Manjola ndodhet e shtruar në spitalin e Trumës, ndërsa vëllai i saj kërkon strehim në Tiranë dhe ndihmën e psikologut sidomos për 12-vjeçarin.

Vogëlushi, Alesio ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar edhe të ikë nga spitali, pasi nëpër korridore ka dëgjuar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij.

Në momentin kur ka rënë tërmeti vdekjeprurës, Kastrioti ka mbështjellë djalin e tij me një batanije dhe e ka hedhur poshtë dritares, nga kati i tretë, drejt një fushë të vogël me bar nën shtëpi. Ky veprim i shpëtoi jetën 10-vjeçarit, ndëra trupi i zotit Cakoni u nxor nga rrënojat e ndërtesës.

“Më ra rafti në këmbë dhe pastaj nuk mbaj mend gjë. Nuk e dikur rashë poshtë, por kur u zgjova pashë isha poshtë gurëve. Batanija më ishte ngatërruar keq dhe nuk dilja dot. Fillova të bërtas dhe të kërkoj ndihmë. Erdhën disa burra dhe më nxorën”, deklaronte vogëlushi për mikrofonin e Top Channel, pa qenë ende në dijeni për atë çfarë i kishte ndodhur babit dhe motrës së tij.

Ndërkohë kujtojmë se kreu i familjes Cakoni, Kastrioti bashkë me të bijën Drita Cakoni 15 vjeçe humbën jetën nën rrënojat e tërmetit, bashkë me Albert Carën i cili ishte bashkëshorti i motrës së tij, shkruan Top Channel.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com