12.000 numri i të infektuarve në të gjithë botë

 12.000 numri i të infektuarve në të gjithë botë

Përhapja e koronavirusit filloi në Wuhan në dhjetor të vitit 2019. Tashmë, ky virus ka shkaktuar vdekjen e 259 banorëve në Kinë dhe janë infektuar më shumë se 12.000 persona në të gjithë botën, shkruan CNN.

Çfarë po ndodh në të vërtetë?

Përhapja me shpejtësi të madhe: Janë më shumë se 140 raste të konfirmuara jashtë territorit të Kinës, në 20 shtete apo territore të tjera që shtrihen në Amerikën e Veriut, Europë, Azi dhe në Lindjen e Mesme. Disa prej këtyre rasteve kanë të bëjnë me njerëz të cilët nuk e kanë vizituar Kinën por janë infektuar nga kontakti me persona të tjerë.

Kina e izoluar: Rreth 60 milion njerëz janë gjysëm ose plotësisht të izoluar në disa qytete të Kinës për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Dyqanet janë mbyllur, spitalet janë të tejmbushura dhe rrugët janë të boshatisura.

Udhëtime të kufizuara: Shumë shtete po këshillojnë udhëtarët e tyre që të mos udhëtojnë në Kinë. Disa qeveri dhe kompani ajrore kanë anulluar fluturimet në territoret e Kinës.

Përgjigja globale: Shtete të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Japoninë dhe Korenë e Jugut, kanë çuar avionë për të evakuar qytetarët e tyre nga Wuhan. Shkencëtarët ndërkombëtarë po ‘garojnë’ për krijimin e vaksinës, teksa autoritetet ‘luftojnë’ për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com