165 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve në Maqedoni

 165 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve në Maqedoni

Po vazhdojnë rastet e të infektuarëve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1454 teste, nga ku 165 kanë dal pozitiv me koronavirus, 7 veta kanë ndërruar jetë dhe 128 kanë rezultuar të shëruar.

Në bazë të qyteteve, Shkupi prinë me raste të të infektuarëve, edhe ate 71 raste gjatë 24 orëve të fundit. Pas kryeqytetit, radhitet Tetova me 20 raste, vijon Kumanova me 15, Gostivari me 14, Shtipi 10, Ohri 10, etj.

Sa i përket numrit të të shëruarëve, gjatë 24 orëve janë shëruar 128, prej të cilëve 97 në Shkup, që do të thotë se më tepër të shëruar se sa të infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 të vdekur, nga dy në Shkup dhe Kumanovë dhe nga një në Strugë, Koçan dhe Negotinë. Në Maqedoni deri tani janë regjistruar 6787 raste me koronavirus, prej të cilave 3850 janë aktiv, ndërsa deri tani 328 kanë ndërruar jetë. (INA)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com