7 shenjat që tregojnë që dikush ju gënjen

 7 shenjat që tregojnë që dikush ju gënjen

Nëse dyshoni se dikush është duke ju gënjyer, duhet të dini se personi është duke dhënë disa sinjale që tregojnë se nuk është duke thënë të vërtetën.
Nuk është e thjeshtë të dalloni një gënjeshtar, megjithatë duhet të vini re disa gjëra, pasi trupi i dikujt që gënjen, reagon duke u vendosur në një gjendje aspak natyrale.

Toni i zërit

Një njeri që gënjen, zakonisht e ngre tonin e zërit më shumë se normalisht ose ngatërron fjalët, transmeton class.

Qëndrimi

Kur dikush gënjen merr një qëndrim të ngurtë. Po ashtu, duart e kryqëzuara tregojnë se personi është në siklet.

Prekja e buzëve

Nëse dikush prek vazhdimisht buzët ose mbulon gojën kur flet mund të jetë duke gënjyer.

Prekja e hundës

Prekja e pandërgjegjshme e hundës tregon se dikush mund të mos jetë duke thënë të vërtetën.
Kujdes sytë
Nëse shikimi i dikujt nuk është i fiksuar në një vend, por sytë rrotullohen sa lart djathtas, ai mund të jetë duke ju gënjyer. Ndërsa shikimi sa lart majtas zakonisht ndodh kur dikush mundohet të kujtojë diçka.
Bebja e syrit zgjerohet

Nëse bebja e syrit të personit që keni përballë zgjerohet, duhet të dini që ka vetëm dy mundësi:
1.Personi është duke gënjyer.
2.Personi është duke parë dikë që i pëlqen.

Jep shumë ose pak detaje

Kur dikush gënjen ose jep më shumë detaje nga sa i kërkohen, ose jep shumë pak.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com