A do të ketë një takim midis Putin dhe Zelensky? – AlbMania      

A do të ketë një takim midis Putin dhe Zelensky?

 A do të ketë një takim midis Putin dhe Zelensky?

Forcat ruse nuk i kanë ndalur sulmet ushtarake në Ukrainë, që prej 24 shkurtit. Pavarësisht përpjekjeve të shumta për t’i dhënë fund luftës, deri më tani nuk është bërë asnjë përparim, shkrua Tgcom24.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia nuk është kundër një takimi mes dy presidentëve, duke shtuar se kjo është e pamundur të mbahet pa përgatitje adekuate.

“Nuk ka përparim në hartimin e një dokumenti të mundshëm që Putin dhe Zelensky të mund të nënshkruajnë. Rusia nuk është kundër një takimi mes dy presidentëve, por është e pamundur të mbahet pa përgatitje adekuate“, përfundoi Peskov.

Një takim midis Volodymyr Zelenskyy dhe Vladimir Putin do të ishte një hap i rëndësishëm në negociatat e paqes dhe do të rriste shpresat për një armëpushim./abcnews.al