A e dini…

 A e dini…

A e dini ju se në botë ka vende të veçanta për parkim për gratë shtatzëna, më afër hyrjes së qendrave tregtare, nëpër kompanitë e mëdha? Kjo që të mos ju duhet të ecin shumë nga njëri cep i parkingut deri te tjetri, duke mbajtur një foshnjë në bark.

A e dini ju se në botë ka karrike të veçanta për gratë shtatzëna nëpër metro dhe tramvaje, më afër derës dhe në vende ku më lehtë mund të kalojnë, pa u detyruar të shtyhen me turmën duke mbajtur një foshnjë në bark?

A e dini ju sa larg jemi ne prej kësaj? Edhe ende më thoni që “ne s’kemi nevojë për luftë për të drejta e barazi gjinore”! Kemi, kemi, shumë madje!

Rita Behadini