A po përgatitet ky kandidat për kryetar të Podujevës, nga VV-ja?

 A po përgatitet ky kandidat për kryetar të Podujevës, nga VV-ja?

Tanimë edhe zyrtarisht është caktuar data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që do të mbahen në komunën e Podujevës.

Subjektet politike ende s’kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve, mirëpo në rrjetet sociale tashmë ka nisur të lakohen disa personalitete, që pritet të garojnë me 15 mars.

Lëvizja “Vetëvendosje” është duke shqyrtuar disa emra. Prej tyre, ka gjasa të jetë i riu Mentor Llugaliu.

Ky i fundit, njihet në rrjete sociale, si kritikues i madh i pushtetit të kësaj komune.

Madje, afërsia e Llugaliut me LVV-në shihet edhe shoqërimi i tij me deputetin e LVV-së, Mefail Bajqinovci.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com