Abazi flet për kompromisin që bënë me LDK-në, thotë se interesi shtetëror ishte më i madh

 Abazi flet për kompromisin që bënë me LDK-në, thotë se interesi shtetëror ishte më i madh

Zëvendëskryeministri i porsazgjedhur i Kosovës Haki Abazi në një intervistë për “Zërin” ka deklaruar se qeveria “Kurti” do të arrijë t’i tejkalojë të gjitha pengesat që do të shfaqen përgjatë qeverisjes 4-vjeçare, duke përfshirë edhe atë të zgjedhjes së presidentit pas një viti. Abazi vlerëson se rezultatet e bashkëqeverisjes LDK – LVV do të jenë indikacioni kryesor, i cili do ta rikthejë funksionalizimin e institucioneve vendore, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Abazi gjatë kësaj interviste ka deklaruar se Vetëvendosje dhe LDK kanë sjellë në Kosovë një standard të ri të bërjes së negociatave. Sipas tij për herë të parë në Kosovë iu është dhënë rëndësi plan programit qeverisës, por edhe ndarjes me përgjegjësi të dikastereve përkatëse.

Zëri: Z.Abazi pas më shumë se 3 muaj negociata ju dhe LDK-ja lidhët “koalicionin e shpresës”. Sa ishte i vështirë ky rrugëtim i juaji?

Abazi: Praktikat e së kaluarës së bërjes koalicion qeverisës e kanë bërë si duket kohëzgjatjen e negociatave si çështje, mirëpo ajo që është e rëndësishme është përmbajtja që për herë të parë në Kosovë është aplikuar diskutimi ndërmjet subjekteve politike fituese në zgjedhjet që sinqerisht të lëshohen në nivelin e përmbajtjes së marrëveshjeve. Nëse në të kaluarën subjektet janë vetëkënaqur me pozitën e kryeministrit dhe të tjera pozita kanë qenë të pa rëndësishme, kësaj radhe kemi bërë që të arrijmë në një marrëveshje e cila përveç që do të ketë një program të dakorduar ndërmjet dy subjekteve, gjithashtu tu jepet rëndësi edhe ndarjes apo marrjes së përgjegjësive në dikastere të ndryshme. Sigurisht që të gjithë ne do të donim që të ishte një proces më i shkurtër, më i shpejt, e më elegant mirëpo e rëndësishme është që kemi mbetur përbrenda gjitha afateve kushtetuese që janë të përjashtuara. Ne me 26 dhjetor kemi bërë konstituimin e parlamentit dhe unë mendoj që aty duhet filluar të numërohet faza e fillimit të ndërtimit të institucioneve. Megjithatë, mendoj që përbrenda shpejtësisë së formimit të institucioneve jemi në kohë rekorde, tashmë kjo është punë e kryer. /ZERI/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com