Abrashi: LDK është e fortë, e pamposhtur, ne prapë do të qeverisim – AlbMania    
     

Abrashi: LDK është e fortë, e pamposhtur, ne prapë do të qeverisim

 Abrashi: LDK është e fortë, e pamposhtur, ne prapë do të qeverisim

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e degëve të LDK-së.

Pas kësaj lidhur me këtë takim është deklaruar sekretari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.

Abrashi tha se në këtë takim janë dakorduar për orarin e aktiviteteve nëpër degë e nëndegë, viztat, kriteret për deputetë dhe rolin e diasporës.

“Sot mbajtëm takim me Kryetarët e degëve. U dakorduam për orarin e aktiviteteve nëpër degë e nëndegë, vizitat, kriteret për deputetë dhe rolin e diasporës. Krejt tjerat që i lexoni e dëgjoni janë shpifje”, tha Abrashi.

Ai gjithashtu theksoi se LDK është e fortë dhe se prapë do të qeverisin.

“LDK është e fortë, edhe prap kena me qeverisë! Vazhdojmë #ldkkalaepamposhtur”.