Adrian Sllova sfidon veten, niset në këmbë nga Dibra e Madhe për në Prishtinë në nder të festës së 28 Nëntorit për të takuar Albin Kurtin

 Adrian Sllova sfidon veten, niset në këmbë nga Dibra e Madhe për në Prishtinë në nder të festës së 28 Nëntorit për të takuar Albin Kurtin

Për nder të festës së 28 Nëntorit, 44 vjeçari nga Dibra e Madhe, Adrian Sllova i ka vënë vehtes një sfidë tejet të veshtirë, ai është nisur nga Dibra për në Prishtinë në këmbë. Për sllovën kjo sfidë nuk është aspak e lehtë por ai shpreson se pas disa ditëve do ta arrijë qëllimin duke mbëritur në Prishtinë ku edhe synon të takohet me liderin e Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe kryeministrin e ardhshëm, Albin Kurti.

Adrian Sllova thotë se gjatë gjithë itinerarit ai me vete posedon një fletore ku njerzit që e takojnë gjatë rrugës mund të shkruajnë porosi që do ti dorëzohet kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE si kujtim nga bashkëkombasit e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut./Albmania.info/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com