Aeroplanët izraelitë sulm në Gaza – AlbMania          

Aeroplanët izraelitë sulm në Gaza

 Aeroplanët izraelitë sulm në Gaza

Aeroplanët luftarakë izraelit kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës pas shkrepjes së dy raketave nga territori palestinez, tha ushtria e Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate, ushtria tha se avionët luftarakë dhe helikopterët shënjestruan strukturat që i përkisnin grupit palestinez Hamas në qendër të Gazës.

Sulmi erdhi menjëherë pasi ushtria izraelite tha se dy raketa u shkrepën nga rripi i bllokuar në jug të Izraelit.

Nuk janë raportuar të plagosur.

Izraeli fajëson Hamasin, i cili qeveris Rripin e Gazës, për çdo raketë të shkrepur nga enklava, e cila gjendet nën një bllokadë të ashpër që nga viti 2007.