Afër 300 aplikime për një ditë në platformën “Shtetësia.mk” nga qytetarët pa shtetësi – AlbMania    
     

Afër 300 aplikime për një ditë në platformën “Shtetësia.mk” nga qytetarët pa shtetësi

 Afër 300 aplikime për një ditë në platformën “Shtetësia.mk” nga qytetarët pa shtetësi

Pak orë pas promovimit të platformës “Shtetësia.mk” nga ana e koalicionit ASH-AAA në ndihmë të qytetarëve që nuk posedojnë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, kanë pasuar aplikime masive.

Siç mëson INA, për një ditë në këtë platform të promovuar gjatë ditës së djeshme janë regjistruar afër 300 raste, që kanë dorëzuar dokumentacionet refuzuese dhe dëshmi të tjera që i kanë mohuar të drejtën e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut.

Koalicioni ASH-AAA ka përgatitur edhe propozim-ligjin për shtetësinë, që është në procedurë parlamentare, por që akoma po refuzohet nga ana e partive maqedonase. (INA)