Ahmeti: Më “27 prill” në Kuvend pati dhunë, jo akt terrorist

 Ahmeti: Më “27 prill” në Kuvend pati dhunë, jo akt terrorist

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti konsideron se kualifikimi “terrorizëm” është tepër i rëndë për pjesëmarrësit në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

“Këto ngjarje janë të dhimbshme. Është ushtruar dhunë ndaj përfaqësuesve të popullit, është ushtruar brutalitet, por jo edhe vlerësimi akte terroriste. Dihet se cilat janë aktet terroriste dhe çfarë kualifikimi është akti terrorist. Mendoj që organet e drejtësisë duhet ta zbërthejnë këtë situatë, sepse është tepër e komplikuar”, deklaroi Ahmeti.

Për t’u quajtur akt terrorist duhet të ishte mënyrë tjetër e veprimit, thotë Ahmeti, duke shtuar se turma që ka hyrë në Kuvend ka qenë euforike dhe e mllefosur.

Siç ka njoftuar TV21, Ahmeti konsideron se organet e drejtësisë duhet të thonë nëse turma e njerëzve ka qenë e organizuar ose e vetorganizuar, ndërsa rasti sa më shpejtë të merr epilog