Ajdini: Me dekada është ushqyer diskriminimi ndaj shqiptatëre dhe ne do ta ndalim këtë të keqe – AlbMania          

Ajdini: Me dekada është ushqyer diskriminimi ndaj shqiptatëre dhe ne do ta ndalim këtë të keqe

 Ajdini: Me dekada është ushqyer diskriminimi ndaj shqiptatëre dhe ne do ta ndalim këtë të keqe

RMV pergjatë 3 dekadave të fundit ka ushqyer diskriminim strukturor ndaj shqiptarëve, gjë që ka rezultuar në zhvillim jobarazitar dhe varfërim të vendbanimeve dhe qytetarëve tanë.

Aleanca për Shqiptarët do të krijojë një Plan për revitalizimin e vendbanimeve prej 500 milionë euro që do të përmirësojë standardin jetësor dhe mirëqenien e qytetarëve.

Kjo masë që është pjesë e programit të Aleancës është ndërrmarrë përshkak të diskriminimit ekonomik që në mënyrë sistematike pushteti e ka ushtruar ndaj shqiptarëve dhe kjo është edhe një tjetër arsye që rinia shqiptare për çdo ditë po ikë drejt Europës.

Me ardhjen e Aleancës në pushtet pas 12 prillit do të ndërrmerren masa konkrete shumdimenzionale për të arritë barazinë dhe për të çrrënjosur diskriminimin.

Aleanca është shumë e sigurt në atë që e premton edhe për faktin se kemi kapacitetet e nevojshme intelektuale dhe profesionale për të realizuar masat e parapara në programin tonë.