Aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë, detaje të reja

 Aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë, detaje të reja

Dy persona janë lënduar pas rrokullisjes së një kamioni në autostradën Shkup- Tetovë. Aksidenti ka ndodhur në orën 06.30 të mëngjesit.
Për shkak të lëndimeve bashkudhëtari është mbajtur në Spitalin Klinikë të Tetovë për mjekim të mëtejshëm.
“Një automjet ngarkues i markës ‘mercedes’ ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga në anën e djathtë në korsinë Tetovë-Shkup tek “Ura e Dëbërcës. Në automjetin janë lënduar shoferi F.A. (48) prej fshatit Poroj dhe B.Z. (29) prej fshatit Sellcë. Të dy janë dërguar në spitalin e Tetovës për dhënien e ndihmës mjekësore”, kanë njoftuar nga SPB Tetovë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com