Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Vlorë – AlbMania      

Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Vlorë

 Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Vlorë

Një autobus i një kompanie nga Kosova është aksidentuar të hënën në Vlorë, në degën e një peme.

Në pamjet e publikuara nga televizioni “ABCnews”, shihet se autobusi i kompanisë “Dita”, ka targa kosovare, derisa është dëmtuar pjesa e epërme.

Pos dëmeve materiale nuk raportohet për ndonjë të lënduar. Në vend të ngjarjes kanë dalë autoritetet.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar aksidentet e kompanive kosovare të autobusëve, disa edhe me përfundime tragjike. I fundit para këtij në Vlorë, ndodhi të enjten që shkoi në Vjenë, kur u lënduan rreth 20 persona.