Aksidentohet ylli i Manchester Cityt

 Aksidentohet ylli i Manchester Cityt

Ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero, është përfshirë në një aksident trafiku të mërkurën në mëngjes.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, argjentinasi nuk ka pasur asnjë dëmtim dhe ka vazhduar ditën me pjesën tjetër të ekipit të Cityt.

Incidenti kishte ndodhur në kohën kur ai shkonte drejt stërvitjeve në kampin e klubit. Vetura e tij, Range Rover, pësoi dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme.

Argjentinasi ka realizuar nëntë gola dhe ka pasur dy asistime në tetë ndeshjet në të gjitha garat për Cityn këtë sezon.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com