Aksion i policisë në Batincë të Shkupit, arrestohen pesë persona për “zhvatje”, tre në arrati – AlbMania      

Aksion i policisë në Batincë të Shkupit, arrestohen pesë persona për “zhvatje”, tre në arrati

 Aksion i policisë në Batincë të Shkupit, arrestohen pesë persona për “zhvatje”, tre në arrati

Ministri e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona nga fshati Batincë i Shkupit, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në veprën penale “Zhvatje”. Sipas njoftimit të MPB-së, të cilët kanë shpërndarë edhe video nga momenti i arrestimit të personave të dyshuar, më datë 09.06.2022 nga punonjës policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme – Njësiti për Krime të Dhunshme, në procedurë të shpejtë është ngritur kallëzim penal ndaj tetë personave, për veprën penale “zhvatje” nga neni. 258 të Kodit Penal.

“Bëhet fjalë për J.K.(34), M.T (47), R.S (51), J.L.(46), E.C.(42), M.R.(32), S.R.(33) dhe B.R.(34), të gjithë nga fshati Batincë, Shkup. Më datë 08.06.2022 në SPB Shkup, një banor i Batincës ka raportuar se me datë 05.06.2022 rreth orës 20.30 në një kazino në fshatin Batincë, ku pas një debati të mëparshëm verbal me M.T. është thirrur nga J.K. dhe i ndaluar për një kohë të gjatë është sulmuar fizikisht me sende të forta nga disa persona. Ata e kërcënuan se do t’i zhvatin 50 mijë euro deri më 10 qershor 2022 dhe i konfiskuan automjetin e “Porsche Cayenne”, në të cilin kishte para dhe dokumente personale. Pas përcaktimit të identitetit të tetë autorëve të veprës, nga ana e zyrtarëve policorë të SPB-së Shkup – Njësiti i Policisë Intervenuese, në koordinim me Prokurorinë Publike Shkup, kryer bastisje në shtëpitë e tyre dhe J.K., M.T., R.S., J.G., E.C., dhe për M.R., S.R. dhe B.R. është lëshuar një fletarrest. Pas kontrollit në afërsi të banesave të personave të ndaluar, në rrugën e vjetër për në fshatin Koliçan, është gjetur automjeti i konfiskuar . Nga gjyqtari i procedurës paraprake i J.K. atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa për katër të arrestuarit e tjerë është marrë masa sigurie”, thuhet në njoftimin e policisë.