Aktivistët e PSD-së vendosin fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerët e bërllokut – AlbMania    
     

Aktivistët e PSD-së vendosin fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerët e bërllokut

 Aktivistët e PSD-së vendosin fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerët e bërllokut

Partia Socialdemokrate është duke e zhvilluar një aktivitet pranë Katedrales “Shën Tereza”, në Prishtinë.

Ata vendosën fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerët e mbeturinave që riciklohen.

Ky aktivitet i PSD’së është duke u vëzhguar nga Policia e Kosovës, teksa prezent është edhe kryetari Dardan Molliqaj.

Në aktivitetin e fundit që e pati PSD’ja pranë stacionit kryesor të Policisë në Prishtinë, kryetari i partisë, Dardan Molliqaj dhe 12 aktivistë të tjerë, u arrestuan në mënyrë të dhunshme.

Ata e akuzuan policinë se ka qenë e dhunshme edhe brenda stacionit, derisa po intervistoheshin.