Alaba i ofrohet përsëri Barcelonës

 Alaba i ofrohet përsëri Barcelonës

David Alaba i është ofruar përsëri Barcelonës.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se mbrojtësi i Bayern Munichut edhe njëherë tjetër është shfaqur si përforcim i mundshëm i klubit nga Camp Nou.

Alaba, 28 vjeç ka dyshime në lidhje me vazhdimin e kontratës te skuadra kampione nga Bundesliga pasi thuhet se është i interesuar për një aventurë të re. Reprezentuesi austriak edhe në të kaluarën ishte përmendur si objektiv i Barcelonës.

Klubi nga La Liga tashmë një kohë të gjatë ka shfaqur gatishmëri për transferimin e tij pasi e konsideron si futbollist të përshtatshëm për stilin e lojës së tyre marrë parasysh se Alaba mund të luajë në tri pozita: qendërmbrojtës, mbrojtës i majtë dhe mesfushor. /Lajmi.net/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com