Alaba nuk e përjashton një kalim në Premierligë

 Alaba nuk e përjashton një kalim në Premierligë

Mbrojtësi i Bayernit, David Alaba ka lënë derën e hapur për një lëvizje të mundshme në Premier League në të ardhmen.

27-vjeçari, i cili njihet si fans i Arsenalit, sugjeroi që ai mund të luajë për një klub në të ardhmen e afërt.

Alaba iu bashkua Bayernit në vitin 2008 si një 16-vjeçar dhe ka bërë mbi 350 paraqitje për klubin në të gjitha garat.

“Ne do të shohim se çfarë ndodh në të ardhmen”, tha Alaba për Times.

“E njoh shumë mirë Premier League, sepse e kam ndjekur atë ligë shumë kur isha më i ri. Unë mbështeta Arsenalin. Patrick Vieira ishte një nga lojtarët e mi të preferuar. Për momentin nuk mendoj shumë për këtë, por mund ta imagjinoj të luaj diku tjetër.”

“Jam shumë i përqendruar te Bayern Munich,” vazhdoi Alaba.

“Ne me të vërtetë dëshirojmë të arrijmë qëllimet tona dhe vërtet dua të ndihmoj ekipin”, përfundoi Alaba.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com