Alarmohet Manchester City, Aguerro ka pësuar lëndim të rëndë – AlbMania          

Alarmohet Manchester City, Aguerro ka pësuar lëndim të rëndë

 Alarmohet Manchester City, Aguerro ka pësuar lëndim të rëndë

Sergio Aguerro duket se ka pësuar një lëndim të rëndë dhe mund të mungoj gjatë.

Ai u zëvendësua dje në fund të pjesës së parë dhe u pa që kishte dhimbje në fitoren 5-0 ndaj Burnley.

Fillimisht këtë lëndim e njoftoi trajneri Pep Guardiola por sot e ka konfirmuar edhe babai i Aguerros.

“Situata nuk duket e mirë. Ai kishte probleme në gju qysh muajin e kaluar. Tani po ndjen dhimbje, por vetëm pas testeve mjekësore do të jemi në gjendje të kuptojmë se çfarë ka. Gjendja nuk duket e mirë për ta vazhduar sezonin”, ka thënë pas ndeshjes Guardiola.

“Unë fola me Kun, ai më shpjegoi se ka një problem të meniskut. Rezonanca do të sqarojë masën e dëmtimit, por besoj se të enjten ose të premten ai do të operohet në Barcelonë, ku ka qenë tashmë një herë”, ka thënë babai i Aguerros, Leonel del Castillo.