Albin Kurti mori pjesë në symposium “Pandemia: Bota pas COVID-19” – AlbMania          

Albin Kurti mori pjesë në symposium “Pandemia: Bota pas COVID-19”

 Albin Kurti mori pjesë në symposium “Pandemia: Bota pas COVID-19”

Albin Kurti mori pjesë në symposium i cili shkruan:“Pandemia: Bota pas COVID-19” ishte sivjet tema e Symi Symposium i cili u mbajt për 22-tën herë, kësaj radhe në Athinë të Greqisë. Personalitete të shquara politike, akademike e humanitare nga Evropa morën pjesë fizikisht, por edhe nga mbarë bota nëpërmjet platformës Zoom, në panele të shumta me prezantime të vlefshme e diskutime interesante.

Përgjatë kësaj jave që po e lëmë pas, aty u trajtuan shumë çështje e tema: nga qëndrueshmëria e institucioneve dhe komuniteteve në kohë krize e deri te ekonomia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale. Unë kam paraqitur qëndrimet dhe vizionin për rajonin tonë të Ballkanit perëndimor duke përshkruar e shpjeguar në veçanti përballjen katërmujore të qeverisjes sonë të mirë në disa fronte njëkohësisht.