Albinin nuk e duan, nuk e durojnë egzistencën e tij! – AlbMania          

Albinin nuk e duan, nuk e durojnë egzistencën e tij!

 Albinin nuk e duan, nuk e durojnë egzistencën e tij!

SHKRUAN ARBËR REXHAJ: Albinin nuk e duan, nuk e durojnë egzistencën e tij!

Ramush Haradinaj nëpër televizione bënte pyetje pse Albini kishte mbetur gjallë, derisa të tjerët si Ukshin Hoti dhe Fehmi Agani ishin ose të zhdukur ose të vdekur. Unë e kuptoj Ramushin, madje shumë mirë. Atë e pengon Albini dhe ai në ndërdije e do mosegzistencën e tij. Ai do të dëshironte që Serbia ta kishte lënë të vdekur diku nëpër burgjet e saj!
Albini i pengon edhe Hashimit edhe Kadrisë. Hashimi me shpifjet e tij na shtronte pyetje sesi doli i gjallë nga burgu dhe na dha një intervistë ( e cila i dha shpresë popullit dhe i tregonte botës se si trajtoheshin të burgosurit politik shqiptar). Për Hashimin Kosova pa Albinin do të ishte ideale që ai të mashtronte dhe të vidhte tërë kohën. Edhe Kadriu, në ditën e parë që u zgjodh kryeministër e akuzoi banalisht për tradhëti ndërsa Fatmiri i tha që të mos kthehej në Kosovë pasi në dialog do ta shiste Kosovën!
Albinin kjo kastë e korruptuar dhe kriminale politike e do mosegzistencën e Albinit.
Por Albini është gjallë, por mbi të gjitha ideja e tij, Lëvizja VETËVENDOSJE! është më e fortë se kurrë më parë!