Aleanca e Ziadin Selës mundë të bëjë atë që bëri Vetvendosja e Kurtit në Kosovë

 Aleanca e Ziadin Selës mundë të bëjë atë që bëri Vetvendosja e Kurtit në Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, të cilat sollën ndryshime të rëndësishme politike duke e vënë në krye opozitën e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe duke i shtypur për herë të parë që nga përfundimi i luftës figurat politike të dala nga UÇK-ja, hapën një varg dilemash. Edhe atë jo vetëm për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi, që është jashtëzakonisht e rëndësishme për rajonin, por edhe për ndikimin eventual të “ndalimit” për ish-shefat gueril – dy totemet e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, mbi zhvillimet e këtushme politike, sidomos brenda bllokut politik shqiptar.

Epilogu i zgjedhjeve në Kosovë e ndërpret “lidhjen me kërthizë” midis BDI-së, e cila po ashtu doli nga uniformat ushtarake, më saktësisht nga UÇK-ja pas konfliktit ushtarak të vitit 2001 dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, themeluesi i së cilës është Thaçi, ndërsa tani drejtohet nga kryetari i kuvendit Kadri Veseli.

A paraqet kjo një handikap serioz për BDI-në e cila padyshim ka gëzuar mbështetjen e autoriteteve aktuale të Kosovës, meritat e të cilëve nuk mund të përjashtohen aq lehtë nga fakti se “integristët”, ngjashëm me kushtet në Kosovë, janë shndërruar në një konstantë në skenën politike maqedonase duke krijuar përshtypje në publik se pa to nuk mundet. Opozita shqiptare është e fascinuar nga ecuria e këtillë e ngjarjeve. Aleanca për Shqiptarët prej kohësh nuk e fsheh simpatinë ndaj Albin Kurtit, udhëheqësit të Vetëvendosjes dhe sipas të gjitha gjasave kryeministrit të ri të Kosovës. Ai është një mysafir i shpeshtë në Shkup. Në prill, ai dy herë doli në publik për të mbështetur kandidaturën presidenciale të Blerim Rekës, i cili insistonte në atë se hyn në garë si një kandidat i pavarur, por i mbështetur nga Aleanca.

Ai e vizitoi kryeqytetin edhe tre javë më parë gjatë fushatës së tij elektorale. Në një ngjarje në Kinotekën e Maqedonisë, Kurti u kërkoi shqiptarëve të Kosovës të udhëtojnë në Kosovë dhe të mbështesin Lëvizjen Vetëvendosja në ditën e zgjedhjeve. Të enjten, në tubimin e tij përmbyllës në Sheshin e Prishtinës morën pjesë udhëheqësi i Aleancës Ziadin Sela dhe Blerim Reka. Prandaj nuk është për t’u habitur që Aleanca, siç thonë ata vetë, e festoi me eufori fitoren e Kurtit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com