Aleanca për Shqiptarët: Për bazë të merret numri i banorëve dhe jo i votuesve gjatë shpërndarjes së mandateve nëpër njësi zgjedhore

 Aleanca për Shqiptarët: Për bazë të merret numri i banorëve dhe jo i votuesve gjatë shpërndarjes së mandateve nëpër njësi zgjedhore

Në konferencën e organizuar nga CiVil ku është diskutuar rrethë kodit zghedhorë,përfaqsues të partive politike kanë shpalosur qëndrimet lidhur me ndryshimet që duhet pësuar kodi zgjedhorë,mes problemeve të shumta që janë notuar,për parfaqsuesi i Aleancës Krenar Lloga ka thënë:

“Ne jemi kundër një njësie zgjedhore. Duhet të ketë të paktën 8 e ndoshta edhe 10 njësi zgjedhore. Sipas Ligjit për ndarje territoriale të vitit 2009, ne, pavarësisht nga obligimi ynë, duhet të jemi proporcionalisht të përfaqësuar”, tha Lloga në Konferencën për Reformë Zgjedhore të CIVIL.

Lloga më tej tha: Për Aleancën me rëndësi të veçantë është që për bazë të merret numri i banorëve nëpër njësi zgjedhore dhe jo numri i votuesve, sepse në këtë mënyrë do të eliminohet mundësia e votuesve fiktivë,modeli i deritanishëm është diskriminues sepse ç’do njësi prodhon numrin e njejtë të mandateve që nuk është e drejtë,për Aleancën është me rëndësi që numri i deputetëve për njësi të zgjedhore të nxirret nga numri i popullatës së njësis përkatëse zgjedhore.

Aleanca për Shqiptarët, tha Lloga, është e hapur për të diskutuar të gjitha modelet zgjedhore dhe konsideron se modeli aktual është i paqëndrueshëm.

“Ne mendojmë se jo të gjitha njësitë janë të përfaqësuara. Ndërhyrjet e tjera në Kodin Zgjedhor, kur pragu prej 3% është ngritur në 5%, vetëm se e rrisin disproporcionin ”, tha ai.

Një problem me sistemin e tanishëm zgjedhor, sipas Llogës, paraqet votimi i diasporës, njësitë zgjedhore të së cilës ishin fiasko. Ata morën një të katërtën e financimit dhe nuk pati dobi.

“Nuk është e saktë se sistemi me një njësi zgjedhore dhe pushteti lokal krijon përfaqësim lokal, sepse pushteti vendor nuk ka juridiksion mbi, për shembull, tokën bujqësore ose pyjet”, thotë Lloga

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com