Almiri, më 23 dhjetor seancë publike në Gjykatën e Apelit

 Almiri, më 23 dhjetor seancë publike në Gjykatën e Apelit

Gjykata e Apelit më 23 dhjetor do të shqyrtoj ankesat e palëve mbi vendimin e Gjykatës Themelore të Kumanovës në rastin e Almir Aliut. Në vendimin e fundi, Boban Iliq u dënua me 6 vite burg, ndërsa Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri me nga 9 dhe 6 muaj burg efektiv.

Pas ankesës, vendimi i parë i Gjykatës së Kumanovës ishte kthyer në rigjykim, ndërsa gjykatësja Maja Denkoska shqiptoi përsëri lartësinë e njëjtë të dënimit për 4 të akuzuarit.

Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor 2016 në Kumanovë si pasojë e goditjes me makinë nga i akuzuari i parë Boban Iliq.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com