AlternAtivA: Kuvendi Qendror i partisë mori vendim për reformimin e partisë – AlbMania    
     

AlternAtivA: Kuvendi Qendror i partisë mori vendim për reformimin e partisë

 AlternAtivA: Kuvendi Qendror i partisë mori vendim për reformimin e partisë

Kuvendi Qendror i Alternativa mbrëmë ka diskutuar për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe e miratoi raportin e Shtabit Qendror Zgjedhor.

Përveç kësaj, Kuvendi Qendror i Alternativës konstatoi se procesi zgjedhor ka qenë i suksesshëm për koalicionin Alternativa & Aleanca për Shqiptarët, ndonëse është konstatuar se vetë procesi zgjedhor lë shumë për të dëshiruar, kjo për shkak të manipulimeve të shumta, për të cilat opinioni tashmë është njoftuar, njofton kjo parti.

Alternativa diskutoi edhe për angazhimin dhe suksesin e punës së strukturave partiake dhe me këtë rast konkludoi se shumica e strukturave partiake kanë qenë në krye të detyrës, ndërsa me qëllim që të konsolidohen strukturat që shfaqin nevojë për plotësime, u ngarkua

“Kryetari i partisë që ta realizojë procesin e reformimit të partisë, një proces që fillon me Kryesinë Qendrore dhe shtrihet deri në strukturat lokale të partisë. Ky proces do të rrjedhë në disa muaj të ardhshëm, ndërsa për detajet e këtij reformimi dhe riorganizimi, gjatë kësaj jave, Kryetari do të organizojë një brifing me gazetarët, për t’i njoftuar më hollësisht me këto detaje.”, thekon Alternativa.(INA)