Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ambasadori i Francës në Shkup flet për negociatat

 Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ambasadori i Francës në Shkup flet për negociatat

Ambasadori i Francës në Shkup, Christian Thimonier ka deklaruar se procesi i reformimit të BE-së mund të zhvillohet paralelisht me procesin e bisedimeve për anëtarësim.

Duke folur në tryezën e rrumbullakët “Rruga për në BE dhe NATO: Perspektivat dhe sfidat” të organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve në Shkup, Christian Thimonier theksoi se “nga ana jonë ekziston çështja e reformës së funksionimit të BE-së, sepse nuk do të ketë kuptim që të ju pranojmë në union që nuk ka rend”.

“Nga ky këndvështrim do të them se proceset mund të udhëhiqen paralelisht, sepse rruga që është para jush nuk është e shkurtër, por gjithsesi është edhe rrugë e reformave tona të brendshme në union, e cila po ashtu nuk është e shkurtër. Me gjasë do të bashkohen dhe mendoj se do të na duhet të punojmë në këtë drejtim. Kjo është qasje pozitive dhe mendoj se jemi më të sinqertët që i themi çështjet ashtu siç janë. Mendoj se në këtë moment atë që u cilësua si gabim historik, ne po e bëjmë mundësi historike”, tha Thimonier.