Anëtarja e Lëvizjes BESA porosi drejtoreshës së gjimnazit të Manastirit

 Anëtarja e Lëvizjes BESA porosi drejtoreshës së gjimnazit të Manastirit

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Besa, Xhemile Memed Memeti, në rrjetin social në Facebook, ka kritikuar ashpër drejtoreshën e gjimnazit “Josip Broz Tito” në Manastir,Tanja Naumovska, pasi kjo e fundit ka deklaruar se nuk është paraqitur nevoja dhe as që ka pasur kërkesa për të hapur paralele në gjuhën shqipe në këtë shkollë të mesme. Sipas Memeti, të mësohet në gjuhën e nënës, ka të bëjë pak më shumë se njohja e një gjuhe për tu shprehur apo komunikuar më lehtë. Programi arsimor në gjuhën shqipe dallon nga programi i një gjuhe tjetër. Gjegjësisht, në librat shkollore ndërthuren shumë elemente që kanë të bëjnë me kombin, traditën, kulturën, historinë e asaj gjuhe dhe kombit..
Kështuqë, nuk guxon të mendohet se të mësuarit në gjuhën maqedonase mundet të jetë alternativë për nxënësit shqiptar. “Të mësohet në gjuhën e nënës, ka të bëj pak më shumë se njohja e një gjuhe për tu shprehur apo komunikuar më lehtë.

“Programi arsimor në gjuhën shqipe dallon nga programi i një gjuhe tjetër. Gjegjësisht, në librat shkollore ndërthuren shumë elemente që kanë të bëjnë me kombin, traditën, kulturën, historinë e asaj gjuhe dhe kombit. Kështu që, nuk guxon të mendohet se të mësuarit në gjuhën maqedonase mundet të jetë opcion për nxënësit shqiptar. Intelektualët shqiptar, arsimtarët, profesorët, sidomos kur janë në pozita të drejtuesëve, në rastin konkret drejtor i shkollës, e kanë obligim kombëtar, intelektual, etik, të ua mbjellin në kokë nxënësve dhe prindërve, obligimin që kanë kombëtar, patriotik. Me keqardhje them, se gjatë historisë, disa shqiptarë studiuan në gjuhën maqedone dhe u plakën duke mos i njohur gjërat elementare të kombit dhe gjuhës me ate mosnjohuri, injorancë, mbjellin farën e urrejtjes, nënçmimit, ndaj kombit dhe gjuhës së vet!”, shkruan Memeti ndër të tjera.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com