Anwar Hadid mbështet iniciativën e Dua Lipës për t’i ndihmuar Shqipërisë

 Anwar Hadid mbështet iniciativën e Dua Lipës për t’i ndihmuar Shqipërisë

Dua Lipa është njëra ndër artistet shqiptare, e cila është treguar e gatshme për t’i ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka hedhur në treg linjën e bluzave të dizajnuara në bashkëpunim me “Bond”, edicion special për të ndihmuar Shqipërinë.

Ajo ka bërë të ditur se të gjitha të ardhurat nga shitjet e këtyre bluzave, do të dhurohen për të prekurit nga tërmeti.

Këtë iniciativë të saj e ka përkrahur edhe i dashuri i Duas, Anwar Hadid, i cili publikoi në profilin e tij një foto të këtyre bluzave. /Lajmi.net/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com