Arabi Saudite: Vlerësoi gratë si të fuqishme dhe të bukura, autoritetet kërkojnë arrestimin e reperes – AlbMania    
     

Arabi Saudite: Vlerësoi gratë si të fuqishme dhe të bukura, autoritetet kërkojnë arrestimin e reperes

 Arabi Saudite: Vlerësoi gratë si të fuqishme dhe të bukura, autoritetet kërkojnë arrestimin e reperes

Zyrtarët në Arabinë Saudite kanë kërkuar arrestimin e një repereje femër pasi ajo nxorri një video muzikore për këngën e saj Mecca Girl që vlerëson gratë nga qyteti i shenjtë si të fuqishme dhe të bukura. Përdoruesit e mediave sociale reaguan me zemërim, duke i cilësuar autoritetet hipokrite.

Në vitin 2018, Princi i Kurorës konservator filloi një program reformash por aktivistët thonë se ka një goditje të lirisë së shprehjes. Videoja u publikua në YouTube javën e kaluar nga një repere e cila e identifikon veten si Asayel Slay.

Videoja u xhirua për gratë në qytetin e Mekës, që është vendi më i shenjtë i Islamit, ku miliona muslimanë shkojnë në Haxh ose pelegrinazh çdo vit, shkruan BBC.

“Ne respektojmë vajzat e tera por vajza e Mekës është karamele sheqeri,” këndon ajo në video ndërsa burrat dhe gratë kërcejnë në një kafene. Videoja u shpërnda gjerësisht në mediat sociale dhe njerëzit përdorën hashtagun #Mecca_Girl_Represents_Me për ta lavdëruar atë.

Të enjten më 20 shkurt, guvernatori i Mekës Khaled al-Faisal urdhëroi arrestimin e njerëzve që ishin të përfshirë në video, duke bërë thirrje në Twitter se “fyen zakonet e Mekës” dhe duke përdorur hashtag “Ata nuk janë vajzat e Mekës”. Llogaria e Asayel Slay është pezulluar dhe videoja nuk është më në YouTube.

Vajza pritet të arresohetsepse kënga nuk i përshtatet Arabisë Saudite.