Arjan Konomi flet për gjendjen e tij shëndetësore – AlbMania      

Arjan Konomi flet për gjendjen e tij shëndetësore

 Arjan Konomi flet për gjendjen e tij shëndetësore

Opinionisti Arjan Konomi ka dhënë detaje rreth gjendjes së tij shëndestësore pasi dy ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Jordani.

Në një video të publikuar në profilin e tij në TikTok, opinionisti lajmëron ndjekësit se po rikthehet në Shqipëri pasi i është dashur të ndërpresë udhëtimin e tij për shkak të aksidentit që i ndodhi. Sa i përket gjendjes së tij shëndetësore, Arjani shprehu se tani është më mirë dhe shpreson të mos ketë komplikacione të mëtejshme.

“Jam në aeroportin e Amanit, ka ardhur momenti për t’u kthyer në shtëpi. Mezi e kisha pritur këtë javën e fundit këtë moment, këtë javën e fundit që kam qëndruar 5 ditë në spital dhe pastaj në hotel në një gjendje të vështirë pas aksidentit që më ndodhi. Edhe që më detyroi të ndërpres udhëtimin që kisha ndërmend ta vazhdoja edhe në vend të tjera. Tani shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, krahun e kam mirë dhe shpresoj që të mos kem probleme dhe komplikime gjatë fluturimit”-shprehet Arjan Konomi gjatë videos.

Dy ditë më parë Arjan Konomi u shfaq në spital, për të lajmëruar “fatkeqësinë që i ka ndodhur.” Opinionisti shprehu se ka kryer një ndërhyrje të rëndësishme në krah dhe se gjendja e tij për momentin është e mirë.