Arjanit Hoxha: Listat e hapura preferenciale duhet të jenë prioritet

 Arjanit Hoxha: Listat e hapura preferenciale duhet të jenë prioritet

I ftuar në emisionin ‘Rruga Drejt’ në Alsat -M është, sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha, nënkryetari i ASH-së Remzi Mehmedi dhe Tahir Hani nga BDI-ja, ku po debatohet rreth kodit zgjedhor. Hoxha ka thekuar se listat e hapura preferenciale duhet të jenë prioritet.

“Para se të bisedohet për modelin zgjedhor ne duhet të flasim për listat e hapura preferenciale, me këtë mandati i deputetit do të ishte më i fortë edhe përballë qytetarëve e jo si tani, ku qytetarët nuk e dinë se çfarë votojnë”, theksoi Hoxha.

Ai më tej theksoi se vetëm me një njësi zgjedhore është e rrezikshme për shqiptarët, duke e ditur se ka pjesë të vendit ku nuk ka asnjë shqiptarë por ka vetëm maqedonas. Hoxha gjithashtu tha se për të mbrojtur votën që mos dëmtohen shqiptarët, duhet të ndodhë një unifikim i gjithë spektrit politik shqiptar, ashtu siç unifikohen maqedonasit për interesat e tyre./TopAlNews/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com