Arrestimet për tërmetin e nëntorit, prokuroria: Shkeljet kryesore, falsifikimi i dokumentave

 Arrestimet për tërmetin e nëntorit, prokuroria: Shkeljet kryesore, falsifikimi i dokumentave

Prokuroria e Tiranës dhe policia kanë dalë në një deklaratë për shtyp në lidhje me personat e arrestuar për tërmetin e 26 nëntorit.

Elisabeta Imeraj është shprehur se prokuroria ka disa drejtime për të identifikuar personat e përfshirë në evidentimin e fakteve nëse drejtuesit apo kontraktorët kanë zbatuar rregullat për ndërtimet, si dhe për lejet e paligjshme të dhëna.

Gjithashtu janë hetuar dokumentat e objekteve nëse ka pasur pa rregullsi, ku shkeljet kryesore janë falsifikimet.

Deri më tani bëhet me dije se janë arrestuar 31 persona.

Funksionarët e ish komunave kanë miratuar leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

Detajet në lidhje me këto arrestime janë publikuar ekskluzivisht nga Top Channel ditën e djeshme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com