Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe David Alabas – AlbMania    
     

Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe David Alabas

 Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe David Alabas

Real Madridi ka arritur marrëveshje me David Alaban, që do të bëhet transferimi i parë i tyre për edicionin e ri

Los Blancos më në fund po e afrojnë lojtarin në Santiago Bernabeu, e duket se e kanë fituar luftën që të dyja palët me Bayern Munichu.

Mbrojtësi austriak kishte refuzuar të rinovonte kontratën me Bavarezët, e kontrata aktuale i skadon në verë.

Sipas asaj që raporton Marca, Alaba do të kalojë te Real Madridi si lojtar i lirë me një pagë mbi dhjetë milionë euro në sezon.

Kontrata e tij do të jetë katërvjeçare dhe pritet që shumë shpejtë të prezantohet si lojtar madrilenëve.

Alaba do të qëndrojë te Bayerni deri në fund të sezonit dhe në verë t’i bashkohet Real Madridi, me këta të fundit që e shohin si zëvendësues të Sergio Ramosit që po ashtu mbetet pa kontratë në verën e këtij vitit.