Arsenal vendos rekord negativ – seria më e gjatë pa fitore në 20 vitet e fundit

 Arsenal vendos rekord negativ – seria më e gjatë pa fitore në 20 vitet e fundit

Arsenal ka vendosur një rekord, por ky rekord nuk është pozitiv.

Pozita e Unai Emery në stolin e Arsenal është gjithmonë në pikëpyetje më të madhe, pas barazimit të fundit kundër Southampton.

Në pamundësi për të gjetur fitoren, Arsenal ka vendosur rekord për ecurinë më të gjatë pa fitore në 20 vitet e fundit të skuadrës.

Arsenal ka barazuar pesë dhe ka humbur një nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Kështu ata kanë barazuar rekordin negativ që shënohej në nëntorin dhe dhjetorin e vitit 1998.

Mbetet të shihet nëse bordi i Arsenal do të marrë ndonjë vendim për Unai Emery. Krishtlindja mund ta gjejë të shkarkuar trajnerin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com