Arsenal vendos sot për incidentin e Xhakës me tifozët

 Arsenal vendos sot për incidentin e Xhakës me tifozët

Drejtori teknik i Arsenalit, Edu dhe trajneri Unai Emery, kanë zhvilluar një takim me kosovarin Granit Xhakën, menjëherë pas takimit me Cyrstal Palace, ku Arsenali nuk arriti të marr më shumë se një pikë nga kjo përballje.

Temë diskutimi mes trajneri, drejtorit teknik dhe kapitenit të skuadrës, ka qenë reagimi i Xhakës ndaj tifozëve të cilët e fishkëllyen atë.

Megjithatë sot pritet që Arsenali të dal me një komunikatë zyrtare për incidentin mes Xhakës dhe tifozëve.

Xhaka u zëvendësua në minutën e 61 nga trajneri Emery, ndërsa tifozët e fishkëllyen atë. Reagimi i Xhakës ishte i ashpër duke i ofenduar ata, ndërsa menjëherë shkoj në zhveshtore për mos t’u interesuar fare për ndeshjen.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com