Arsenali i bën nder Barcelonës, gati t’i japë sulmuesin kryesor

 Arsenali i bën nder Barcelonës, gati t’i japë sulmuesin kryesor

Barcelona kërkon në merkato sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang. Kapiteni ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga skuadra e “Topçinjëve”. Kampionët e Spanjës e kanë parë si një pistë të vështirë, por gjërat duket se kanë ndryshuar.

Drejtuesit e anglezëve mendojnë se mund të kenë më shumë përfitim nëse e shesin sulmuesin kryesor. Sulmi i Arsenalit nuk do të ishte pa lojtarë, pasi Pepe dhe Lacazzette. Largimi i gabonezit do të bënte që Martinelli të kishte më shumë mundësi të shpërthente.

Arsenali po mendon ta shesë dhe të fitojë të ardhura të rëndësishme nga shitja e tij. Klubi anglez ka vuajtur këtë sezon dhe Arteta po mundohet të nisë një cikël fitues, por duket se do të jetë shumë e vështirë.