Arsimi i lartë, kërkohen ndryshime ligjore për pagesën

 Arsimi i lartë, kërkohen ndryshime ligjore për pagesën

Pagat me rritje prej 10 % për punonjësit në arsimin e lartë do të realizohen pas ndryshimeve në ligjin përkatës. Këtë e bëri të ditur rektori i universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Nikolla Jankullovski, përmes një njoftimi me shkrim, duke shtuar se është e pakuptueshme se si individë të caktuar të kundërshtojnë kolegët e tyre në realizimin e të drejtave dhe mbrojtjen e interesave kolektive.

Në takimin e sotëm me kryeministrin, Oliver Spasovski, zv.kryeministren Milla Carovska, ministrin e Arsimit, Arbër Ademi dhe rektorët e universiteteve publike të RMV-së, na u tha se Qeveria teknike po kthehet në qëndrimin e saj të parë, të propozuar nga rektorët, që rritja prej 10% të zbatohet me ndryshime të ligjit përkatës. Gjithashtu, kemi rënë dakord që në ndërkohë organizatat sindikale të sapoformuara të universiteteve të vazhdojnë me aktivitetet e tyre”-pohoi Nikolla Jankullovski, rektor I USHKM-së.

Paraprakisht, kreu i SASHK-ut, Jakim Nedellkov edhe njëherë përsëriti se formimi i sindikatave të reja në universitete është i papranueshëm. Siç thotë ai, ekziston mënyra përmes të cilës mund të realizohet pagesa shtesë prej 10 % dhe për të njëjtën është i njoftuar edhe ministri i Arsimit, Arbër Ademi.

Në asnjë rast nuk guxon të krijohet një opsion i tretë që absolutisht është i papranueshëm. Pikërisht për këtë, sot edhe një herë i kam dërguar letër ministrit me propozim mënyrën se si mund të tejkalohet kjo situatë. Shpresoj që arsyeja do të mbizotërojë. Jam i bindur që ministri do ta kupton se me të vërtet në një mënyrë të tillë, në atë rrugë që planifikojnë ta bëjnë rektorët është e papranueshme dhe e pamundur. Dialogu social dhe konstruktiv dhe partneriteti që e ka ndërtuar me SASHK-un, në të njëjtën mënyrë edhe do ta zgjidhim problemin”-tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Kritika lidhur me formimin e sindikatave të reja për stafin e arsimit të lartë ka drejtuar edhe Sindikata e pavarur akademike e cila tha se ka ndërmarrë masat juridike për ndalimin e këtij procesi. Ndërsa nga SASHK-u bëjnë të ditur se në prokurori do të dorëzojnë padi penale ndaj disa personave të caktuar udhëheqës të universiteteve për këto veprime të pahijshme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com