Arsovska premton furnizimin e 250 eko autobusëve për transport më të mirë publik në Shkup – AlbMania          

Arsovska premton furnizimin e 250 eko autobusëve për transport më të mirë publik në Shkup

 Arsovska premton furnizimin e 250 eko autobusëve për transport më të mirë publik në Shkup

Furnizimi i 250 eko autobusëve të rinj do të realizohet që në 82 ditët e para nga mandati i ri i kryetares së Qytetit të Shkupit dhe prej këtu do të fillojnë ndryshimet e paralajmëruara në transportin publik, të destinuara për gjithë qytetin e Shkupit, gjegjësisht për të gjitha vendet e populluara, paralajmëroi kandidatja për kryetare të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Arsovska e organizoi ngjarjen gjatë vozitjes 30 minutëshe me transport publik dhe potencoi se vozitja është e pakëndshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për gropat nëpër rrugë dhe pusetat nëpër rajonin qendror të qytetit.

“Shkupi më nuk guxon të ketë lagje të harruara. E domosdoshme është Shkupi të marrë transport publik falas dhe eko autobusë të rinj. Kjo është zgjidhja më e shpejtë dhe më e sigurtë për transportin publik në Shkup, për dallim nga projekti Bas Rapid Tranzit që do të vlejë projekte plotësuese infrastrukturore, ndërsa realizimi do të zgjasë me vite”, deklaroi kandidatja e pavarur.

Ajo shtoi se projekti për BRT nuk është zgjidhje e shpejtë dhe se kërkon të bëhen intervenime infrastrukturore plotësuese të urës “Kombet e Bashkuara” dhe prerje të gjelbërimit në bulevardin “Arradhat Partizane”.

“Me projektin për eko autobusë tërësisht do të zgjidhet problemi me transportin publik, ndërsa në të njëjtën kohë do të bëhet rend për vozitje ku intervalet e itinerarit të autobusëve do të shkurtohen që transporti të jetë më i shpejtë dhe më i shpeshtë”, paralajmëroi Arsovska dhe shtoi se rrëmuja në autobusë do të zvogëlohet, ndërsa do të vendosen edhe linja më të shpeshta të natës gjatë uikendeve.

Arsovska potencoi se për këto zgjidhje nuk nevojiten muaj, as vite por këto zgjidhen menjëherë.