Arsyet përse duhet lexuar përditë – AlbMania          

Arsyet përse duhet lexuar përditë

 Arsyet përse duhet lexuar përditë

Leximi ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa mund ta marrin me mend shumë njerëz. Leximi i një libri nuk është vetëm një mënyrë për të kaluar kohën. Faqet e librave përmbajnë fjalë, histori, ndjenja të afta për të transferuar emocione te lexuesi, duke e bërë atë të zbulojë botë të pashkelura dhe të paimagjinueshme.

Për më tepër, siç tregohet nga disa studime të fundit shkencore, leximi sjell shumë përfitime për psikikën dhe shëndetin e njerëzve.

Stimulimi i mendjes

Shumë studime kanë treguar se stimulimi i mendjes ndihmon në parandalimin apo ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjeve si Alzheimeri dhe demenca senile. Ashtu si të gjithë muskujt e tjerë në trup, edhe truri ka nevojë që të ushtrohet për të qenë në formën e duhur, andaj fraza “përdore ose do ta humbasësh”, është veçanërisht e përshtatshme kur bëhet fjalë për trurin.

Ulja e stresit

Nuk ka rëndësi se sa stres ju shkakton puna, marrëdhëniet ndërnjerëzore apo problemet e tjera të përditshmërisë, kur jeni të zhytur në një histori e gjeni veten në një dimension tjetër, në një lloj bote paralele, në të cilën do të harroni problemet tuaja.

Një roman i shkruar mirë do t’ju çojë në një botë tjetër.

Pasurimi i dijeve

Çfarëdo që të lexoni do ta rritë nivelin tuaj kulturor dhe kjo gjë do t’ju ​​vijë në ndihmë pikërisht atëherë kur nuk e prisni. Sa më shumë njohuri që të keni, aq më të gatshëm do të jeni për t’i përballuar sfidat që ju përball jeta.

Për më tepër, leximi është një mënyrë e shkëlqyer për të ushqyer të menduarit tuaj. Kur e shihni veten në rrethana të vështira, mos harroni se mund të humbni gjithçka tjetër (paratë, punën, shtëpinë, madje edhe shëndetin), por asnjëherë dijet që keni fituar.

Zgjerimi i fjalorit

Ky është një nga përfitimet më të rëndësishme. Sa më shumë të lexoni, aq më e mirë do të jetë mënyra juaj për ta ekspozuar veten te të tjerët. Fjalët e reja do t’i shtohen atyre që përbëjnë fjalorin tuaj të përditshëm. Të shprehurit më mirë dhe në mënyrë të artikuluar, mund t’ju ​​ndihmojë në vendin e punës, pasi mund të stimulojnë shumë vetëvlerësimin tuaj.

Përmirëson kujtesën

Kur lexoni një libër, duhet që të mbani mend një numër personazhesh, historitë e tyre, ambiciet, ngjarjet dhe nuancat e tyre, pasi të gjitha detajet ndërthuren me komplotin e veprës. Kujtesa e ka një kufi, por truri është një organ i mrekullueshëm, dhe mund t’i mbajë mend me lehtësi të gjitha këto.

Forcon aftësinë e të menduarit

A keni lexuar ndonjëherë një roman triler të jashtëzakonshëm, duke e zgjidhur misterin, edhe para se ta përfundonit librin? Përveç kësaj, ju do të jeni në gjendje të përdorni kapacitetin kritik dhe analitik të të menduarit edhe në punën tuaj, duke pasur parasysh të gjitha detajet që ju janë dhënë, dhe që do t’i përdorni për të zgjidhur “misterin”.

Përmirësoni nivelin e vëmendjes dhe përqendrimit

Në botën ku jetojmë, të ndikuar tërësisht nga interneti, vëmendja shkon në të gjitha drejtimet e mundshme, duke na bërë njerëz që kryejnë shumë detyra njëherësh. Në vetëm 5 minuta, secili prej nesh bën 1 mijë gjëra: dërgon e-maile, organizon punën, bisedon me shumë njerëz (nëpërmjet Facebookut, Skypes, Whatsappit, etj.), i hedh një sy “Twitterit”, kontrollon telefonin dhe bashkëvepron me kolegët e punës.

Kjo sjellje shkakton një rritje të nivelit të stresit, duke e ulur produktivitetin tonë. Por kur lexon një libër, e gjithë vëmendja juaj fokusohet te historia. Me leximin, pjesa tjetër e botës qëndron jashtë, dhe ju jeni të zhytur në çdo detaj.

Ndaj përpiquni të lexoni 15-20 minuta para se të shkoni në punë (për shembull gjatë rrugës nga shtëpia për në punë, nëse përdorni transportin publik), dhe do të habiteni nga niveli juaj i përqendrimit sapo të mbërrini në zyrë.

Përmirëson aftësitë në të shkruar

Kjo pikë shkon paralelisht me zgjerimin e fjalorit. Duke u ekspozuar publikisht, të shkruarit mirë në punë, ka një efekt të dukshëm në aftësitë e të shkruarit. Rrjedhshmëria dhe stili i të shkruarit të shkrimtarëve, do të ndikojë në punën tuaj personale. Ashtu si muzikantët ndikojnë tek njëri-tjetri, duke vendosur se kush është mjeshtri, edhe shkrimtarët mësojnë se si të shkruajnë prozë duke lexuar veprat e të tjerëve.

Qetësia shpirtërore

Përveç relaksit që shoqëron leximin e një libri, ka ta ngjarë që tema mbi të cilën po lexoni, t’ju çojë në një botë ku mbretërojnë paqja dhe qetësia e brendshme. Leximi i teksteve spiritualiste e ul presionin e gjakut, duke ju dhënë një ndjenjë të madhe qetësie, ndërsa është vërtetuar se leximi i librave mbi tema si “Si të ndihmoni veten për…”, i ndihmon njerëzit me çrregullime të caktuara të sjelljes apo që vuajnë nga sëmundje të ndryshme mendore.