Arta Toçi: Amandamentet e Aleancës për Shqiptarët, janë në favor të shqiptarëve, ndërsa refuzohen nga BDI-ja!

 Arta Toçi: Amandamentet e Aleancës për Shqiptarët, janë në favor të shqiptarëve, ndërsa refuzohen nga BDI-ja!

Kryetarja e Asamblesë së Femrës pranë ASH-së, njëherit deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët Arta Toçi po diskuton rreth fuqisë së grave në Politikë. Ajo në emisionin Click Plus ka paraqitur idetë e saja dhe platformën ku Aleanca për Shqiptarët i jep rol kyç zërit të gruas në politikë.

Arta Toçi është shprehur se në momentin që dikush është në Qeveri, ajo duhet të merr përgjegjësi edhe për gjërat që i sjellin. Duke u nisur nga ligji për arsimin e lartë, Arta Toçi pati kritika, që zëri i bashkëbiseduesve ka qenë i ulët. Ndërsa për ligjin e arsimit fillor, deputetja Toçi theksoi se Aleanca për Shqiptarët ka paraqitur amadament, ku gjuha maqedonase nuk do të duhet të ishte kusht për nxënësit shqiptar, por e njëjta është refuzuar nga BDI-ja dhe LSDM-ja.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com