Arta Toçi: “Non Paper” është një shansë për Maqedoninë e Veriut për të na kthjellur që të fillojmë me reformat

 Arta Toçi: “Non Paper” është një shansë për Maqedoninë e Veriut për të na kthjellur që të fillojmë me reformat

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët Arta Toçi e ftuar në emisionin debativ ,,Çka nuk është e qartë” në Tv Alfa me gazetarin Goran Momirovski,në panel përballë Ilija Dimovski nga VMRO dhe Snezhana Kalevska nga LSDM ku temë diskutimi kanë qenë aktuelitete politike me theks të veçant politika e jashtme,sfidat në rrugën drejtë integrimit në raport me zhvillimet pas mos marrjes së datës për hapje të bisedimeve mes Maqedonisë Veriore dhe propozimi i fundit për reforma në politikën e zgjerimit.

Arta Toçi: Ajo që po flitet brenda BE-së dhe këtu tek ne ditëve të fundit me interes të veçantë po diskutohet ,,non paper” që doli në opinion,ne si Aleancë vlersojmë se kjo është një shansë për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e sajë,por mbi të gjitha të kthjellemi dhe të këndellemi si shtet dhe pushtet që ka obligimin dhe përgjegjsinë për të ndërrmarrë hapa konkret në drejtim të reformave në disa segmente siç janë drejtësia, siguria, administrata etj.