ASH-Çashkë: BDI përsëri kundër interesave shqiptare

 ASH-Çashkë: BDI përsëri kundër interesave shqiptare

Pas dorëheqjes së Aleancës nga Kryesuesi i këshillit, sot BDI në bashkëpunim me LSDM kanë emëruar kryetarin e ri të këshillit në komunën e Çashkës.

Kryetari i ri është rezultat i pazareve personale të tij dhe udhëheqjes së degës të BDI-së. Është shitur një qëllim madhorë siç është arsimi shqip, për të arritur një kolltuk dhe punësim personal.

Marrëveshja është e berë në menyrë që posta ne Jabollçishtë te epërme të behët filijalë zyrtare e “Македонска Пошта” dhe aty dikush të fitoj vendim pune. Nuk ka parime të shëndosha, është koalicion klasik për të ruajtur dhe përforcuar pozicionet e veta, si kryetari i komunës njejtë edhe BDI.

I rikujtojmë kryetarit të komunës Z. Goran Stojanovski se votat që ka mbledhur nga shqiptaret kanë qenë rezultat i revoltës së qytetarëve kundrejt BDI-së dhe kryetarit të atëhershëm të komunës, por se ai më këtë gjest tregon se sa antishqiptarë dhe sa të korruptuar janë ai dhe partia e tij. Po bejnë çmos për të parandaluar hapjen e paraleleve shqipe ne çashkë dhe të fillojnë zhvatjen e buxhetit të komunës ashtu siç bëheshte më parë.

Janë dorëhequr të gjithë nënpunësit administrativ nga radhët tona, kjo tregon se ne nuk shitemi për rroga dhe kalkulime ditore politike.Në këtë përbërje po bëhen politika të rrezikshme kundër shqiptarëve, ndërsa luksin për të udhëhequr me to përsëri po e mbajnë përfaqësuesit e BDI-së.

Më këtë po ju themi, Shihemi me 12 prill ditën e llogaridhënies para popullit.

Shqiptarët nuk harrojnë lehtë, thuhet në reagimin e Aleanca për Shqiptarët-Dega Çashkë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com