ASH: Denigrimi i skajshëm i shqiptarëve në institucionet shtetërore po vazhdon

 ASH: Denigrimi i skajshëm i shqiptarëve në institucionet shtetërore po vazhdon

Shqiptarët në Maqedoni asnjëherë nuk kanë qenë në pozitë më të palakmueshme, kur duhet të marrin vendime të mëdha për të ardhmen e tyre dhe për përfaqësimin e shqiptarëve nëpër institucione kyçe shtetërore. Marrëveshjet e fshehta ndërmjet partnerëve të koalicionit kanë zhgënjyer tejmase shqiptarët, kjo vjen si rezultat i politikanëve të korruptuar, keqpërdorues të detyrave zyrtare, të kapur nga pushteti, duke treguar se s’kanë interes për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve.

Marrëveshja e arritur ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së (2000 – LSDM-së dhe 1000 BDI-së ose 2 me 1) për punësimet në institucionet shtetërore nuk përputhet me përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore. Këtu mund të bëhet një përllogaritje e thjeshtë që BDI do ti sistemoj të gjithë administratorët që nuk janë sistemuar, kinse punësime të reja kurse në anën tjetër LSDM-ja do të bëj punësime të reja de fakto do të ulet më tepër përqindja e shqiptarëve në institucionet shtetërore.
Nëse në vitin 2016 përfaqësimi i shqiptarëve ishte 19,2%, në vitin 2017 ka rënë në 19.1 %, ndërsa 2018 ka rënë në 19%. Sigurt edhe në vitin 2019 ende do kemi rënie. Figurojnë edhe institucione ku vërehet diskriminim total. Kjo është në Agjencinë e filmit. Përfaqësimi i ulët i të punësuarve shqiptarë është edhe në gjyqësor. Në gjykatën supreme, nga 85 të punësuar, ka vetëm 6 gjykatës, të cilët janë të emëruar. Por nuk ka asnjë të punësuar në administratën gjyqësore në pozitat udhëheqëse ose jo udhëheqëse. Përfaqësimi i shqiptarëve këtu është vetëm 7.1 për qind. Fajin e hedhin tek mungesa e kuadrit. Numri i vogël i të punësuarve shqiptar është edhe tek Shoqëria Aksionare për bartjen e energjisë elektrike dhe menaxhimin me sistemin elektro-energjetik MEPSO.
Në shumë institucione financiare përfaqësimi nuk është as 10 për qind të punësuarve shqiptarë. Është shumë e qartë që denigrimi i skajshëm i shqiptarëve në institucionet shtetërore po vazhdon.

Departamenti Ekonomik – Aleanca për Shqiptarët

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com