ASH-Gostivar me porosi për “DOCENT” ministrin: Populli si ç’ju dënoi në zgjedhjet e fundit lokale, do të dijë t’ju dënojnë akoma më shumë në zgjedhjet e ardhshme me 12 Prill!

 ASH-Gostivar me porosi për “DOCENT” ministrin: Populli si ç’ju dënoi në zgjedhjet e fundit lokale, do të dijë t’ju dënojnë akoma më shumë në zgjedhjet e ardhshme me 12 Prill!

Sot, Aleanca për Shqiptarët – Gostivar mbajti konferencë për shtyp me gazetarët, ku njoftoi se komunës iu kthyen ingerencat e marra në arsim.

Këto ingerenca komunës së Gostivarit, sipas tyre iu ishin marrur n për së dyti herë radhazi, PA TË Drejtë edhe atë , në pjesën e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve.

Nga ASH – Gostivar, theksojmë PA TË DREJTË sepse siç është njoftuar opinioni , këtë e kishte vërtetuar edhe Gjykata Administrative e cila ndaj ankesës së tyre kishte vendosur në favor të Komunës së Gostivarit.

Në periudhën nëntëmujore, thuhet më tej në këtë paraqitje publike të ASH – Gostivar, pa asnjë bazë ligjore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, i emëroi po të njëjtit drejtorë – militantë partiakë të BDI-së, të cilët arsimin në komunën e Gostivarit për 17 vite e degraduan dhe e sollën në gjendje eksperimentale me nxënësit tonë.

Por, kjo nuk mjaftoi për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. MASH-i vazhdoi të veprojë kundër vullnetit të të punësuarve në arsim dhe në dëm të tyre, në dëm të qytetarëve të Gostivarit, e me theks të veçantë në dëm të nxënësve.

Tradicionalisht, që prej periudhës kur me Komunën e Gostivarit udhëheq kryetari nga radhët e Aleancës për Shqiptarët – z. Arben Taravari, konkurset për punësim hapen në fund të gjysëmvjetorit të parë, atëherë kur përzgjedhja e të punësuarve nuk ndikon në cilësinë e procesit arsimor. MASH-i, për dy vjet radhazi konkurset i hap në mes të gjysëmvjetorit, në mes të procesit të arsimit dhe pikërisht përpara se të kthehen kompetencat e arsimit komunës dhe kryetarit të Gostivarit. Kjo përveç që ndikon negativisht tek nxënësit duke ua ndërruar mësimdhënësit në mes të vitit, bëhet edhe me qëllim të punësimit të aktivistëve partiak të BDI-së, duke tentuar në këtë formë të mbajnë peng dhe si trup votues ata të cilët i punësojnë.

Gjatë kohës së marrjes së ingerencave të arsimit komunës së Gostivarit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dokumentet origjinale ua dorëzon në dorë drejtorëve të vet të emëruar ndërsa kopjet e dokumenteve ia dorëzon komunës. Kjo është anashkalim i institucionit Komunë, pasi marrja e ingerencave vlen vetëm në pjesën e emërimit të drejtorëve, ndërsa në çdo proces tjetër që ka të bëjë me arsimin fillor dhe të mesëm, sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, komuna është përgjegjëse dhe jo drejtorët partiak.

Përveç neglizhencës, në shkollat fillore dhe të mesme në Gostivar, gjatë periudhës së marrjes së kompetencave janë bërë edhe shumë keqpërdorime dhe akte në kundërshtim me ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në shkollën e mesme teknike në Gostivar, janë punësuar 17 aktivist partiak të cilët nuk janë adekuat për vendin e punës për të cilën janë punësuar. Kjo është e vërtetuar edhe nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe shpresojmë që edhe rastet tjera të tilla të vërtetohen shumë shpejtë dhe për to të mbahet përgjegjësi.

Rast konkret në këtë shkollë, është largimi nga puna e profesoreshës së historisë, e cila është e punësuar vite me radhë në po të njëjtën shkollë dhe e cila i plotëson të gjitha kushtet ligjore për punë. Ajo largohet me pretekstin se nuk ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në Ministri dhe se duhet të dorëzoj dokumentacion shtesë. Edhe po të ishte e vërtete kjo, informacionet e tilla përçohen në komisionin për transformim në kuadër të komunës së Gostivarit dhe jo nëpër shkolla. Por keni parasysh, drejtor i kësaj shkolle është burri i deputetes së zonës nga radhët e BDI-së, prandaj ligji ia mundëson të veprojë dhe vendosë si sherif lokal.

Rast akoma më eklatant i cili vërteton se Ministria e Arsimit dhe Shkencës lëre që nuk kujdeset për shkollat, por shkon edhe më larg dhe nuk respekton vendimet e kolegjiumeve të shkollave dhe këshillave të po atyre shkollave.

Rast i paparë deri më tani, ndodh në fshatin Çegran. Në shkollën e Çegranit, kolegjiumi i shkollës i propozon Këshillit të shkollës kandidat për drejtorë. Këshilli i shkollës e miraton propozimin e kolegjiumit dhe të njëjtin e dërgon në Ministri. Ministri docent i drejtësisë, pasi kërkon dokumente shtesë, të cilët i ofrohen nga shkolla, vendos kundër vullnetit të kolegjiumit të shkollës dhe kundër vullnetit të këshillit të shkollës dhe emëron kandidat tjetër si ushtrues detyre drejtor. Por, keni parasysh, personi i emëruar si udhëheqës detyre drejtor, krejt “rastësisht” ndodh të jetë kryetar i nëndegës së BDI-së në Çegran.

Për të gjitha këto keqpërdorime, manipulime dhe nënçmime dhe poshtërime të realizuara gjatë periudhës së marrjes së ingerencave, Aleanca për Shqiptarët në Gostivar, kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe nga Ministria e Financave, të mbajnë llogari dhe përgjegjësi për punët që i bëjnë në emër të Komunës së Gostivarit.

Aleanca për Shqiptarët në Gostivar, kërkon nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, ta ushtrojnë detyrën e tyre në bazë të Ligjit dhe jo në bazë të instruksioneve dhe presioneve partiake duke vërtetuar dhe zbuluar të gjitha keqpërdorimet dhe mallverzimet e bëra nëpër shkollat e Komunës së Gostivarit.

Aleanca për Shqiptarët, kërkon nga kryeministri i vendit, që të ushtrojë ndikimin e tij si i pari i qeverisë dhe të ndalojë sa më shpejt eksperimentet që bëhen në kurriz të nxënësve shqiptar në Komunën e Gostivarit. Ata nxënës, janë fëmijët tanë. Ata nxënës kanë të drejtën e arsimit kualitativ dhe nuk duhet të shërbejnë për shfryrjen e epsheve dhe interesave partiake të BDI-së.

Ministër docent i drejtësisë, në vend që të mëresh me problemet reale në arsim, të rregullosh infrastrukturën e shkollave, të sigurosh materiale mësimore fëmijëve tanë, të sigurosh kushte më të mira për mbarëvajtje të procesit edukativo arsimor, ti mëresh me hakmarrje ndaj një kryetari të komunës i cili u deklasoi në zgjedhjet e fundit lokale në Gostivar dhe i cili është shembull për punë dhe transparencë në Maqedoni.

Ministër docent i drejtësisë, nuk do të shpëtosh nga përgjegjësia e të gjithë këtyre vendimeve kundërligjore në dëm të nxënësve shqiptar dhe në dëm të popullatës së Komunës së Gostivarit.

Ministër docent i drejtësisë, pikërisht kjo popullatë, ashtu siç ju dënoi në zgjedhjet e fundit lokale, do të dijë t’ju dënojë akoma më shumë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me 12 prill 2020, u tha në konferencën e shtypit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com