ASH-Kërçovë: Spitali i Kërçovës instrument premtues parazgjedhor (Video)

 ASH-Kërçovë: Spitali i Kërçovës instrument premtues parazgjedhor (Video)

Aleanca për Shqiptarët dega Kërçovë sot ka reaguar përmes konferencës për shtyp pikërisht para Spitalit të Kërçovës.
Nga ASH-Kërçovë janë hedhur akuza në drejtim të Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilët sipas janë përgjegjës për mos përfundimin e projektit të këtij spitali i cili duhej të përfundohej në vitin 2015-të.

Më poshtë e keni reagimin e plotë nga konferenca për shtyp e Aleancës për Shqiptarët dega Kërçovë:

“Ndodhemi përpara godinës të Spitalit të pa përfunduar, në emër të të cilit banorët e kësaj ane mashtrohen gati 3 dekada duke mos e përfunduar së ndertuari që të jetë funksional.
Për të qenë më e dhimbshme dhe dëmprurse për banorët e kësaj ane, ambientet disa metra me larg ku ofrohen shërbimet spitalore godinat datojn nga vitet e 40 të shekullit të kaluar që përveç se janë të dëmtuara dhe shkapërderdhura nuk posedojn as kushtet minimale bile disa her janë edhe vendstrehimore për qend endacak, dhe vetë ambienti i spitalit bëhet vatër patogjene nga ku mund të marrësh smundje dhe asesi të shërohesh.
Vetëm për ta kujtuar BDI-në që spitali i Kërçoves është dashur që të kryhet që në vitin 2015 kur edhe e premtuan si projekt kapital në fushatën e zgjedhjeve të 2013. Që ta vërtetoni se nuk e keni në plan ndërtimin e këtij objekti vetëm ju kujtojm deklaratat e funksionarëve të BDI-se të cilët në çdo fushatë zgjedhore premtonjin vendosjen në funksion të objektit të papërfunduar i cili edhe sot e kësaj dite është në gjendjen e njejt që nga v.2013.
Duke e parë moskujdesin për banoret e Kërçovës nga funksionarët e BDI-se, ne si ASH disa here kemi reaguar për spitalin e papërfunduar dhe nevojen imediate për vendosjen në funksion të këtij objekti mirëpo këto reagime kan hasur në vesh të shurdhër nga po të njejtit.
Kërçovarët kane nevoje të dine:
Edhe sa herë do të duhet që kjo godinë të jetë objekt i tenderimit (fazë e cila është më e përshtatshmja për funksionarët e BDI)?
Cila është pengesa e mosnisjes së fazës së dytë të ndërtimit të objektit?
Cila është firma e cila ka fituar tenderimin?
A është mosmarrëveshja e “pazarit” të tenderimit shkak që akoma rrin pezull vendosja në funksion të godinës?
A duhet që kërçovarët të jenë akoma peng i pazareve politike në dëm të shëndetit të tyre?
Urojmë dhe shpresojmë që spitali i Kërçovës mos ngeli gjithmon në fazën e tenderimit sepse kërçovarët kanë nevojë për një spital me kushte normale të funksionimit dhe të mund ti kryejn të gjitha trajtimet”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët -Kërçovë./Albmania.info/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com