ASH kërkon shkarkimin e ministres teknike Mizrahi për shkelje të ligjit

 ASH kërkon shkarkimin e ministres teknike Mizrahi për shkelje të ligjit

Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese për media reagon ashpër ndaj sjelljes së Ministres teknike për Punë dhe Politikë Sociale nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Rashela Mizrahi e cila në mënyrë të drejtpërdrejt shkel ligjin, ndërkaq nga ana tjetër shprehet e gatshme për pagimin e dënimit me paratë e ministrisë duke harruar që buxheti i asaj ministrie mbushet pikërisht edhe nga taksapaguesit shqiptar gjuhën e të cilëve ajo mundohet ta mohojë, përcjell AlbMania.info

Reagimi i plotë i Aleancës për Shqiptarët:

“Mos respektimi i ligjit si dhe nxitja e gjuhës së urrejtjes nga ana e ministres teknike për punë dhe politikë sociale duhet të ketë për pasojë shkarkimin e saj nga posti i ministres.
Kjo sjellje e saj është jo korrekte dhe nënçmuese, prandaj e njëjta duhet të mbajë edhe përgjegjësi.
Fjala ministër do të thotë shërbëtor, dhe duke marrë parasysh që çdo ministër vjen në atë pozitë për të qenë në shërbim të popullit të njëjtët edhe duhet të sillen në pajtim me detyrimin që marrin përsipër që nga emërimi i tyre.
Kujtojmë se, gjuha shqipe është gjuhë përdorimi i të cilës garantohet me ligj dhe kushtetutë, ndërkaq flitet nga më shumë se 1/3 e popullsisë së përgjithshme në vend me të drejtë autoktone dhe historike.
Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër ndaj sjelljes së ministres teknike e cila në mënyrë të drejtpërdrejt shkel ligjin, ndërkaq nga ana tjetër shprehet e gatshme për pagimin e dënimit me paratë e ministrisë duke harruar që buxheti i asaj ministrie mbushet pikërisht edhe nga taksapaguesit shqiptar gjuhën e të cilëve ajo mundohet ta mohojë!

Aleanca për Shqiptarët,
11.02.2020”, thuhet në komunikatën e ASH-së./AlbMania/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com